Alarm fals për Arturo Vidal, dëmtimi me Kilin nuk është serioz

Simone Inzaghi mund të qetësohet, pasi Arturo Vidal nuk ka ndonjë dëmtim serioz. Mesfushori ishte titullar në ndeshjen e Kilit kundër Paraguajit.

Vidal kërkoi zëvendësim gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes dhe në Itali menduan se kishte një problem serioz muskulor.

Sky Sport raporton se Vidal është mirë dhe do të jetë i gatshëm për Kilin edhe në duelin kundër Ekuadorit, më 17 nëntor.

Kështu trajneri Inzaghi mund ta llogarisë mesfushorin për ndeshjen e radhës në Serie A, kundër Napolit të vendit të parë. / oversport.tv