Alarm për bombë, policia shkon në shtëpinë e yllit të Manchester United

Harry Maguire nuk merr vetëm kritika. Tani për qendërmbrojtësin dhe kapitenin e Manchester United presioni është shtuar edhe më shumë.

Pas humbjes kundër Liverpool me katër gola diferencë, drejt Maguire ka pasur një kërcënim anonim dhe policia e ka marrë çështjen në dorë.

Raportohet se bëhet fjalë për një kërcënim për bombë në shtëpinë e qendërmbrojtësit, i cili menjëherë ka denoncuar.

Policia ka shkuar drejt shtëpisë së Maguire dhe alarmi për bombë ishte fals. Tani po hetohet për të gjetur autorin e këtij kërcënimi. / oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook