Alban Beqiri në historinë e boksit shqiptar, kalon në gjysmëfinalet e Botërorit

Alban Beqiri, i cili garon në peshën deri në 71 kg, vazhdon të shkruajë historinë në Botërorin e Boksit që po zhvillohet në Beograd, pasi ka triumfuar edhe sot dhe është kualifikuar në gjysmëfinale.

Boksieri i SK Tirana mposhti me pikë rivalin e tij nga Jordania, Zeyad Eashash. Gjyqtarët nxorën fitues Beqirin me rezultatin 4-1 dhe tani ai do të përballet me rusin Vadim Musaev.

Boksieri shqiptar e nisi garën duke mundur Boniface Maina (5-0), ndërsa më pas likuidoi Saimonas Banys (5-0) dhe Eduardo Chambers Beckford (4-1).

Ky rezultat i Beqirit është historik për boksin shqiptar dhe një “hakmarrje” për lënien jashtë të boksierëve nga Kosova, prej shtetit serb. / oversport.tv