Alban Beqiri thyhet në gjysmëfinale, por shkruan historinë e boksit shqiptar

Alban Beqiri ndalet në gjysmëfinale në Botërorin e Boksit që po zhvillohet në Beograd, pasi u mposhte me pikë nga rusi Vadim Musaev. Vendimi ishte unanim, 5-0, për rivalin e boksierit të SK Tirana.

Gjithsesi për Beqirin është një rezultat historik dhe merr medaljen e bronztë pas kësaj ecurie fantastike. Në duelin e sotëm ndikoi edhe një dëmtim që pati boksieri që garon në peshën deri në 71 kg.

Boksieri shqiptar e nisi garën duke mundur Boniface Maina (5-0), ndërsa më pas likuidoi Saimonas Banys (5-0) dhe Eduardo Chambers Beckford (4-1).

Beqiri në çerekfinale u ndesh me boksietin nga Jordania, Zeyad Eashash. Gjyqtarët nxorën fitues Beqirin me rezultatin 4-1. / overport.tv