Alban Xhihani në “TI BO GOL”: Do ta ngremë një nivel më lartë Superioren  

Në emisionin “TI BO GOL” ka folur edhe drejtori i Oversport, Alban Xhihani i cili ka komentuar për këtë aventurë të re që Oversport dhe Tibo kanë nisur me “Abissnet Superiore”.

I ngacmuar për emrin e emisionit, “TI BO GOL”, drejtori i Oversport tha: “Në fakt ky ishte një gol i parë i realizuar. Sfida tashmë është e madhe për të bërë golin e rradhës, që do të thotë të përballojmë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon të parë, sepse na presin në fakt tre sezone në Superligën shqiptare.

Jemi vërtet një emër i ri në platformat sportive këtu në Shqipëri, por me djem që jam shumë krenar që i kam në stafin tim, por me dëshirë shumë të madhe.

Oversport është gati këtu në bashkëpunim me platformën Tibo për të sjellë në mënyrën më të mirë të mundshme jo vetëm Serie A, por edhe evente të tjera, sidomos Superligën shqiptare për të cilën gjithsesi dua të falenderoj të gjithë ata që kanë punuar më përpara për të arritur këtë nivel.

Megjithatë, unë flas këtu jo vetëm në emrin tim, por të gjithë drejtuesve, stafit dhe gazetarëve se ne do ta ngremë një nivel akoma dhe më lart këtë Superligë shqiptare që sapo ka nisur, me emrat e klubeve që meritojnë shumë respekt. Uroj të na shkojë mbarë, edhe klubeve dhe të jetë një garë e bukur.” /oversport.tv