Albertini: Milani ka 2 vite që po luan mirë, mund të fitojë kampionatin

Të shumtë kanë qenë ish-futbollistët e të dyja ekipeve të Milanos që kanë komentuar mbi derbin e kësaj të diele. Së fundmi ka qenë edhe ish-mesfushori i Milanit, Demetrio Albertini që ka dhënë verdiktin e tij mbi supersfidën e javës.

DALLIMET MES DY SKUADRAVE- “Po, sepse Milani ka dy vjet që luan një futboll të veçantë, proaktiv, bazuar në zotërimin e topit, gjithmonë në gjysmën kundërshtare të fushës. Interi ka ndryshuar trajnerin e tij dhe ngadalë po merr fizionominë e Inzaghit, i cili është veçanërisht trajner i vëmendshëm dhe i mirë në rinisjen e aksioneve”.

TONALI SI ALBERTINI I RI- “Jo, Tonali është Tonali. Vitin e kaluar ishte më i ndrojtur, tani po tregon atë lojtarin e mrekullueshëm që kam parë gjithmonë”.

DZEKO-IBRAHIMOVIC- “Më pëlqejnë të dy, janë të fortë, gjithmonë vendimtarë. Le të lëmë mënjanë moshën dhe thjesht të themi se janë lojtarë të mëdhenj”.

DERBI QË MBAN MEND MË SHUMË- “Derbi nuk është një ndeshje si asnjë tjetër, veçanërisht për ata që janë rritur në Milano, vlen më shumë se tre pikë. Kam luajtur shumë dhe të gjitha janë të veçanta për mua. Si lojtar më kujtohet një ndeshje e fituar nga ne 5-0 në të cilin kisha shënuar edhe golin e parë në Kupën e Italisë”

MILANI KAMPION ITALIE- “Për Milanin duhet të jetë gjithmonë sezoni i duhur, duke marr parasysh stemën. Këtë vit nuk shoh pasiguri në ligë, duke vëzhguar problemet që hasin skuadrat e tjera që duken më të kompletuara. Milani ka 24 muaj që luan futboll të mirë dhe kanë konsoliduar vlerën e tyre. Ka të gjithë komponentin e duhur për të luftuar për kampionatin italian”. /oversport.tv