Alcaraz fiton Masterin e Barcelonës, spanjolli mposht Tsitsipas në finale

Carlos Alcaraz konfirmohet si mbreti i Barcelonës. Në edicionin e 70-të të Masterit të Barcelonës, numri 2 në renditjen botërore ka mposhtur në finale grekun Stefanos Tsitsipas me rezultatin e pastër 2-0 (6-3, 6-4) në një sfidë që zgjati 80 minuta.

Për Alcaraz ky është titulli i 9-të në karrierë dhe i treti në vitin 2023 pas sukseseve në Buenos Aires dhe Indian Wells. Spanjolli triumfon për herë të dytë në Barcelonë.

Vazhdon mallkimi për Tsitsipas në këtë turne, pasi tenisti grek pëson humbjen e radhës në finale, në Barcelonë ka koleksionuar 3 disfata në 3 finale të luajtura. / Oversport.tv