Carlos Alcaraz ka fituar lehtësisht sfidën e mbrëmshme kundër Karen Khachanov dhe ka siguruar një vend në çerekfinalet e Roland Garros, ku do të përballet me Zverev.
Spanjolli ka dominuar sfidën kundër rusit të cilën e ka fituar pastër 3-0 (6-1, 6-4, 6-4), duke mos vënë në diskutim për asnjë moment suksesin.
Ditën e sotme është radha e rusëve Andrey Rublev e Daniil Medvedev si dhe e grekut Stefanos Tsitsipas për të zhvilluar ndeshjet e tyre. / Oversport.tv
Foto: Roland-Garros Twitter