Carlos Alcaraz, talenti më premtues i tenisit tashmë është bërë një kampion. Spanjolli 19-vjeçar ka triumfuar në US Open, duke fituar kështu Slam-in e parë në karrierën e tij.
Në finalen e madhe kundër Casper Ruud janë dashur 3 orë e 23 minuta dhe katër sete që Alcaraz të triumfojë 3-1 (6-4, 2-6, 7-6, 6-3) dhe të shpallet “mbreti” i Nju Jorkut.
Ky sukses vlen dyfish për spanjollin, që jo vetëm fiton Slamin e parë në karrierë por në të njëjtën kohë ngjitet edhe në krye të renditjes ATP, duke u bërë numri 1 në botë më i ri në histori (19 vjeç, 4 muaj dhe 6 ditë). / Oversport.tv
Foto: US Open Tennis Twitter
VAMOS! @carlosalcaraz wins the #USOpen in four sets. pic.twitter.com/87HZpoF5V5
— US Open Tennis (@usopen) September 11, 2022