Alcaraz- Zverev dhe Tiafoe-Sinner, gjysmëfinalet e ATP së Vienës

Do të zhvillohen sot ndeshjet gjysmëfinale të turneut të tenisit ATP 500 të Vienës. Zverev dhe Alcaraz do të përballen të parët në orën 14:00 për të siguruar një vend në finalen e madhe të këtij turneu.

Ndërsa në orën 15:30 do të zhvillohet gjysmëfinalja tjetër mes italianit Sinner dhe amerikanit Tiafoe.

Spanjolli Carlos Alcaraz ka mundur në çerekfinale 2-1 Matteo Berrettinin, në një sfidë të luftuar (mbi 2 orë e gjysmë) që u vendos me “tie-break” në setin e tretë.

Zverev ka mposhtur 2-1 kanadezin Auger-Aliassime dhe ka siguruar një vend mes katër më të mirëve të turneut.

Edhe Jannik Sinner siguron një vend në gjysmëfinale, duke u bërë tashmë zyrtarisht numri 9-të në renditjen botërore, pasi ka mposhtur lehtësisht 2-0 norvegjezin Casper Ruud.

Përballë tij në gjysmëfinale do të jetë Frances Tiafoe, që ka fituar çerekfinalen respektive 2-0 përballë Diego Schwartzman. / Oversport.tv