Aleksi: Teuta nuk i sheh rivalët, dueli me Tiranën shumë domethënës

Albano Aleksi nuk shënon shpesh, por ndaj Kukësit realizoi madje një gol të bukur. Në fund edhe festoi fitoren dhe shpreson që Teuta e tij ta përsërisë të njëjtën gjë edhe kundër Tiranës. Mesfushori mendon se diferencën e bën shpirti i grupit, ndërkohë që para mediave ai foli edhe për duelin me bardheblutë mes të tjerash.

TIRANA – “Ndeshja ndaj Tiranës është shumë e rëndësishme për ne, pasi tregon nëse do shkojmë lart në renditje, apo poshtë. Duke parë që gjendja e grupit ka qenë shumë e mirë, shpresojmë ta nisim aty ku e lamë.

Kur luajnë dy ekipe rivale çdo gjë është e mundur. Ne do japim maksimumin tonë, siç e japim në çdo ndeshje. Shpresojmë të marrim më të mirën. Në futboll asnjëherë si dihet, mund të humbasim, barazojmë apo të fitojmë. Ne hyjmë në çdo ndeshje për fitore”.

KRAHASIMI ME VJET – “Duke parë ecurinë deri tani nuk mund të flas. Çdo lojtar ka momente e tij të karrierës, siç e kishim vjet disa futbollistë që dhanë maksimumin dhe u shpallëm kampionë. Edhe këta lojtar që kanë ardhur sivjet janë me mentalitet fituesi dhe shpresoj të jemi serish në rrugën e duhur për t’u shpallur kampionë.

RIVALI MË I FORTË – “Ka shumë, por unë dhe shokët ose vëllezërit e mi të ekipit nuk shohim ekipe të tjera. Ne shohim punën tonë dhe shpresojmë se duke ecur me këtë frymë dhe seriozitet në stërvitje, të marrim çdo ndeshje një e nga e një dhe të marrim rezultate pozitive”. / Oversport.tv