Alex Sandro drejt largimit, Juventusi e gjen zëvendësuesin në Gjermani

Max Allegri është duke kërkuar për një zëvendësues të Alex Sandros për sa i përket krahut të majtë të mbrojtjes. Me shumë gjasa, braziliani do të largohet nga “Zonja e Vjetër” dhe për rrjedhojë drejtuesit bardhezi janë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas asaj që raporton Fichajes.net, klubi i Juventusit e ka “piketuar” tashmë zëvendësuesin e Alex Sandros. Bëhet fjalë për Ramy Bensebaini që aktivizohet te Borussia Monchengladbach. Alegjriani konsiderohet nga Allegri si një lojtar i denjë për skemat e tij dhe që mund ta ndihmojë shumë ekipin.

Më parë për Bensebaini është interesuar edhe Interi që ka parë tek ai zëvendësuesin perfekt të Ivan Perisic. Megjithatë, zikaltrit janë tërhequr më pas sepse kanë afruar në ekip Robin Gosens. /oversport.tv