Alexis Sanchez shqetësimi i ri i Interit, dëmtohet me Kilin

Interi merr një lajm jo të mirë nga Amerika e Jugut, ku Alexis Sanchez është dëmtuar në ndeshjen që Kili luajti kundër Ekuadorit.

Sulmuesi ka ndjerë një shqetësim dhe e ka lënë fushën e lojës 10 minuta pa u mbyllur pjesa e parë.

Momentalisht konfirmohet një dëmtim muskulor i sulmuesit, por ende nuk dihet se sa do të mungojë. Pas kontrolleve mjekësore në Milano do të zbulohet më tepër. / oversport.tv