All Star Game: Steph Curry bën fenomenin dhe i jep fitoren skuadrës LeBron

Sfida mes Skuadrës LeBron dhe Skuadrës Durant në ndeshjen e Yjeve në NBA (All Star Game) nuk zhgënjen pritshmëritë dhe dhuron spektakël.

Fiton këtë përballje gjigantësh skuadra e formuar nga ylli i Lakers, që mposhtin kundërshtarin 163-160, falë Steph Curry, që bën një ndeshje fantastike.

Lojtari i Golden State shënon 50 pikë, realizon 16 trepikësha (rekord i ri) dhe fiton titullin MVP (lojtari më i mirë). Koshi vendimtar mban firmën e kapitenit LeBron.

Në Skuadrën LeBron përveç Curry (50 pikë) kontribuojnë edhe Giannis Antetokounmpo 30 pikë dhe 12 rebounde, si dhe vetë kapiteni me 24 pikë. Garland (13), Allen (10), DeRozan (10) Jokic (10), Doncic (8) VanVleet (6) dhe Butler (2) janë shënuesit e tjerë.

Më i miri për skuadrën Durant është Joel Embiid që shënon 36 pikë dhe 10 rebounde, ndërsa pas tij vijnë Booker (20), LaMelo Ball (18) dhe Dejounte Murray (17). Young realizon 13 pikë dhe 10 asist. / Oversport.tv

Foto: nba Instagram