Allegri: Barazimi i drejtë, i kënaqur që ruajtëm këtë distancë me Milanin

Massimiliano Allegri ka folur për DAZN pas sfidës Milan-Juventus: “Ishte një ndeshje e rëndësishme për të mbyllur janarin në mënyrën më të mirë. Po të kishim humbur do të shkonim minus 10 pikë.

Na mungoi cilësia në 25 metrat e fundit, por fusha nuk na lejoi as ne as ata që të jepnim më të mirën.

Besoj se është një barazim i drejtë mes dy skuadrave të mira. Kishim përballë një Milan të fortë dhe të qëndrojmë në këtë distancë në renditje është shumë e rëndësishme.

Ka akoma edhe shumë ndeshje. Jam i kënaqur, djemtë po luajnë si një skuadër dhe kuptojnë se si të sillen në dy fazat e lojës. Kërkonim të fitonim sot por nuk ia arritëm dot”, ka thënë trajneri i Juventusit. / Oversport.tv