Allegri: Bëmë ndeshje të mirë, objektivat tona janë të qarta

Juventusi arriti të rikthehej te fitorja në Serie A pas katër javësh duke mundur Salernitanën me rezultatin 3-0, me dy golat e Vlahovic dhe një të Kostic. Në përfundimin e këtij takimi foli tekniku i bardhezinjve, Massimiliano Allegri.

“Bëmë një ndeshje të mirë, pasi çuam rezultatin 3-0 ishim sipërfaqësorë dhe pranuam shumë goditje në portë. Mund të kishim bërë më mirë deri në fund. Për të arritur në 40 pikë, duhet të fitojmë dhe 14 ndeshje të tjera. Ndërkohë ne jemi ngjitur disa pozicione pas kësaj fitoreje.

Djemtë janë përgjegjës sepse ne i vendosëm disa objektiva vetes. Ato janë që të arrijmë ato që kemi përpara dhe të shkojmë në majën e renditjes. Më tej është edhe Kupa e Italisë me Interin dhe Europa League.

Ne kemi nevojë për të gjithë. Miretti dhe Fagioli kanë bërë, gjithashtu dhe të rinjtë e tjerë. Vlahovicit po i mungonte goli, tani ai është më i shkëlqyer sepse luajti një ndeshje të mirë teknikisht.” – u shpreh Allegri. /oversport.tv