Allegri: CR7 s’donte të luante për Juventusin, s’ka kuptim të shohim prapa

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Napolit është ngacmuar sërish për Cristiano Ronaldon.

Tekniku i bardhezinjve është treguar i qartë dhe bën thirrje që të shikojnë përpara dhe të mos merren me të shkuarën.

“Cristiano Ronaldo nuk donte të luante për Juventusin, ai e gjeti zgjidhjen me United dhe më pas iku. Gjithsesi do të kishte qenë viti i fundit te Juventusi.

Ai bëri tre vite të mrekullueshme dhe i uroj më të mirën, por tani duhet të shikojmë përpara. Mos mendoni çfarë ka kaluar, nuk ka kuptim.

Në jetë duhet të vazhdosh, të shkosh përpara. Për të qenë konkurrues dhe për të fituar duhet të kesh ambicie të madhe, dashuri për veten dhe pasion në atë që bën”, ka thënë Allegri mes të tjerash. / oversport.tv