Allegri: Di Maria është rikuperuar, luftojmë për Kupën dhe Europa League

Ka nisur me një minutë heshtje konferenca e Max Allegrit në prag të sfidës ndaj Udineses, kërkuar nga vetë tekniku bardhezi për shkak të ndarjes nga jeta të Gianluca Viallit. Trajneri i Juventusit më pas foli për duelin e ditës së shtunë dhe gjithashtu komentoi mbi gjendjen e ekipit.

“Kemi rikuperuar Di Marian. Bremer është pak i lodhur, por ne kemi gati Ruganin. Formacionin do ta zgjedh në orët në vijim duke u bazuar edhe te gjendja e lojtarëve. Nesër do të luajnë tre midis Gattit, Ruganit, Danilos dhe Alex Sandros.”

UDINESE- “Janë duke bërë një kampionat të mirë, janë një skuadër e fortë fizikisht dhe do të jetë një sfidë e komplikuar.”

CHIESA- “Ndeshjen e kaluar lozi një pjesë. Chiesa ka bërë mirë. Gjendja e tij fizike po përmirësohet, nuk e di nëse do të jetë në gjendje ta nisë ndeshjen që nga minuta e parë, por jam shumë i kënaqur me të.”

TITULLI KAMPION- “Perspektiva për titullin kampion nuk ndryshon. Napoli ka shumë pikë avantazh, vetëm pas 16 ndeshjesh ka ardhur ndalesa e parë e tyre. Më pas vijnë Interi dhe Milani, ndërsa ne kërkojmë të qëndrojmë mes katër ekipeve më të mira dhe të luajmë shanset tona në Kupën e Italisë dhe Europa League.” /oversport.tv