Allegri: Do të jetë një ndeshje e vështirë, me Nedved nuk kam asnjë problem  

Juventusi do të përballet të shtunën kundër Bolognas në kuadër të javës së 33 të Serie A. Për të komentuar këtë sfidë, trajneri i badhezinjve, Max Allegri u ndal përpara mediave në një konferencë për shtyp.

“Vijmë nga një javë e mirë pune. Më duhet të përshëndes Sinisan që nesër nuk do të jetë, dhe i uroj një shërim të shpejtë. Bologna është mirë fizikisht, ka arritur rezultate të mira dhe nuk është e lehtë ta mposhtësh. Ne kemi nevojë për pikë dhe të konsolidojmë pozitat në vendin e katërt”.

BONUCCI TITULLAR? “Është mirë, por më duhet të zgjedh midis tij dhe Chiellinit. Duhet marrë parasysh edhe Kupa e Italisë”.

KUPA E ITALISË- “Do të ishte mirë të ecnin përpara në Champions. Megjithatë të bëjmë gjithçka hap pas hapi, të mendojmë fillimisht për Bolognan dhe kampionatin.

Fiorentina ka kalendarin më të lehtë në raport me ekipet e tjera pas nesh. Duhet akoma edhe 10 pikë minimumi për të shkuar në Champions. Për Kupën e Italisë do të mendojmë pasnesër”.

PROBLEME ME NEDVED? “Mendoj se ai ka bërë një reagim siç ndodh shpesh gjatë ndeshjeve. Është e vështirë që të qëndrosh i palëvizur gjatë ndeshjes, ta imponon loja.

Nuk ka asnjë problem, po punojmë shumë mirë bashkë. I kemi të gjitha shanset për të përfunduar këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të nisim sezonin tjetër edhe më mirë”. /oversport.tv