Allegri: Duhet kujdes me Dybala, Sarri një trajner shumë i mirë

Në fillim Lazio, më pas Chelsea dhe në fund Atalanta: nga e shtuna në të shtënë, Juventusi i Allegrit do të luajë tre sfida të rëndësishme, për tu ringritur në kampionat dhe për vendin e parë në Champions.

Një javë intensive, që hapet me transfertën e Romës, një takim direkt me bardhekaltërit e Sarrit, një sfidë mes dy skuadrave rivale, por edhe një përballje mes dy trajnerëve që kanë shkruar historinë e kohëve të fundit të skuadrës bardhezi.

“Maurizio është një trajner shumë i mirë. Nuk duhet harruar se këtu ka fituar një titull kampion. Tani është momenti që të veprojmë, jo të mendojmë dhe të flasim.

Fillon një javë vendimtare dhe duhet të vlerësoj se kë lojtar do të marr në Romë. Dybala? Duhet kujdes, sepse pulpa është e rrezikshme”, ka deklaruar trajneri i Juventusit në konferencën për shtyp në prag të sfidës të së shtunës.

Ndeshja-“Përballen dy skuadrat që në 10 vitet e fundit kanë ndarë trofetë në Itali, kupën dhe kampionatin. Një sfidë e bukur, dy skuadra që po notojnë rreth vendit të katërt. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Kam parë vetëm lojtarët europianë, pasi amerikano-jugorët erdhën me vonesë dhe do të shoh sot se kë do të kem në dispozicion”.

Lojtarët-“Dybala sot do të bëjë stërvitje, dje nuk bëri asgjë. Ai ka dëshirë që të jetë në këtë sfidë, por pulpa edhe pse nuk ka gjë, mund të jetë e rrezikshme. Kean është i gatshëm për nesër, po ashtu edhe Rabiot. Arthur ka rikuperuar plotësisht, ndërsa rehabilitimi i De Sciglios po shkon mirë. Duhet të vlerësoj edhe gjendjen e Ramsey”. /Oversport.tv