Allegri: Duhet shumë respekt për Venezian, kemi baza të mira për vitin tjetër

Juventusi do të ndeshet të dielën përballë Venezias në kuadër të javës së 35-të të Serie A. Për të prezantuar këtë ndeshje ka dalë në konferencë trajneri Max Allegri i cili ka dhënë edhe përshtypjet e tij për këtë sfidë si dhe për situatën në kampin “bardhezi”.

“Fillimisht duhet të rikthehemi te fitorja në stadiumin tonë. Mungojnë akoma edhe katër pikë matematikisht për Championsin, dhe ka mundësi që të humbasim tre pikë kundër një skuadre që ka ndryshuar trajner dhe po humbet prej tetë ndeshjesh.

Ata gjithmonë kanë luftuar gjatë ndeshjes, ndërsa ne në katër ndeshjet e fundit kemi pësuar gola dhe nesër kjo gjë nuk duhet të ndodhë. Nesër duhet shumë respekt për kundërshtarin dhe mendojmë për objektivin që duhet të arrijmë”.

NDESHJA QË DO TA RILUAJE? “Dua të luaj sërish një ndeshje Championsi. Duhet të mendojmë më shumë për gabimet që kemi bërë. Megjithatë, kanë qenë edhe gjëra pozitive, është e kotë të mendosh se si do të përfundojë kampionati. Tani duhet të arrimë katër pikët që na mungojnë dhe të luajmë sa më mirë finalen e Kupës së Italisë”.

KLOPP ME LIVERPOOL- “Më kanë pëlqyer shumë fjalët e presidentit. Juventusi gjatë viteve të fundit ka fituar shumë, ka bërë shumë mirë në Europë dhe ka luajtur gjithmonë ndeshje të rëndësishme në Champions.

Këtë vit kemi vendosur një bazë të mirë, duhet të jemi të gatshëm për vitin e ardhshëm. Kloppin e njoh pak si person, por gjithmonë më ka pëlqyer pasi nuk i merr shumë seriozisht gjëra dhe është shumë i mirë.

Në Itali ka një tendencë të “hedhin përtokë” trajnerët nga mëngjesi deri në darkë, të qëndrosh në një pankinë gjatë është një avantazh për të gjithë. Me Juventusin kemi punuar mirë këtë vit, të gjithë kemi mësuar nga gabimet e bëra. Jemi në rrugën e duhur. Të mos luftoj për kampionatin është diçka që më acaron shumë”.

VENDI I TRETË- “Do të ishte një sinjal i rëndësishëm. Në 10 janar ishim në një pozicion shumë të keq në renditje. Bëmë shumë punë, një sprint. Të shohim nëse do të kalojmë Napolin që deri para pak kohësh po luftonte për titullin kampion”. /oversport.tv