Milano do të presë nesër në mbrëmje një natë magjike, siç është derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit. Në prag të këtij takimi, trajneri bardhezi Massimiliano Allegri, ka dalë në konerencë për shtyp.
INTER – “Ne duhet të bëjmë një lojë të mirë kundër një ekipi të fortë. Është gjithmonë një ndeshje e mrekullueshme para 70 mijë spektatorëve. Një derbi italian është dhe do të jetë gjithmonë magjepsës. Jemi para Interit në renditje dhe duhet me patjetër të mbrojmë vendin e dytë.”
LOJTARËT – “Di Maria duket se po bën mirë, Chiesa është në dispozicion. Ai shënoi në Europa League dhe jam shumë i lumtur. Nuk e di, ndoshta mund të jenë të dy në lojë. Milik dhe Alex Sandro nuk janë në dispozicion. Bonucci dhe Miretti do të vlerësohen. Locatellin e zëvendësova ndaj Freiburg për t’i kursyer kohë.”
EUROPA LEAGUE – “Sporting është një ekip i mirë, kanë teknikë dhe entuziazëm. Janë të rinj, por janë të dobishëm. Sa i përket Champions League, fati është për italianet që kanë mundësi 75% mbërritjen në finale. Kjo është një shenjë e mirë për futbollin italian.” – tha Allegri. /oversport.tv