Allegri: Duhët të përmirësohemi, ishim mirë ndaj Malmo! Milani shumë i fortë

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, pas fitores së mbrëmshme në Champions League kundër Malmo, ka deklaruar për Sport Mediaset: “Kur luan në Champions gjithmonë ka pak tension për formacionin, veçanërisht kur luan jashtë.

Natyrisht kishte pak më shumë presion për shkak të tre ndeshjeve të para të Serie A. Djemtë luajtën mirë në nivelin teknik dhe mund të kishim bërë më mirë në disa situata në pjesën e parë.

Duhet të përmirësohemi, por kjo nuk e ndryshon punën që kemi nisur që nga 14 korriku. Rezultatet ndikojnë në mënyrën se si gjykohet puna juaj, por ne duhet të ruajmë ekuilibrat si në humbje, ashtu edhe në fitore”.

“Juventusi nuk pësoi? Kjo është një shenjë gjithashtu. U thashë djemve në pushimin e pjesës së parë që ta mbyllnim ndeshjen pa pësuar gol, pasi kjo gjë e largon disi ankthin. Szczesny u paraqit mirë.

Ishte e rëndësishme të fitonim, përndryshe ndeshjet radhazi pa fitore zgjateshin si shumë. Aspekti psikologjik është 90 për qind e sportit, pas kur bën gabime individuale sikurse kemi bërë deri tani, të bëjnë të mendosh negativisht”.

Të dielën Juventusi luan kundër Milanit dhe Allegri për këtë duel u shpreh: “Milani është shumë i fortë dhe po kalon një periudhë entuziazmi, kështu që është motivuese për ne që të dimë se është një ndeshje shumë e rëndësishme”. / oversport.tv