Allegri: Duhet të urojmë lojtarët për këtë fitore, nuk ishte e lehtë

Juventusi ia doli të fitonte minimalisht kundër Spezias falë golit të Moratas. Për të komentuar tre pikët e mara, doli në konferencën për shtyp trajneri i Juventusit, Max Allegri.

GOLI I MORATËS- “Është e rëndësishme për sulmuesit, jam i kënaqur me golin dhe paraqitjen. Sot, pas kaq shumë ndeshjesh me të njëjtët lojtarë, gjithçka që duhet të bëjmë është të urojmë djemtë.

Nuk ishte e lehtë për të fituar. Për herë të parë jemi matematikisht të katërtët në renditje. Në pjesën e parë duhej mbyllur ndeshja, në të dytën ishte normale që do të vuanim pak”.

LODHJA FIZIKE- “Lodhja fizike rrjedhimisht më pas bëhet mendore, sepse bëhesh më pak i kthjellët. Në kuptimin e kohës kishim disa situata të favorshme, ata nuk kishin asgjë për të humbur, ata u ngritën dhe ne u mbrojtëm mirë”.

MESFUSHA-“Duke gjykuar lojtarët individualë sot… Ata ishin të gjithë shumë të mirë, e kuptuan lojën dhe dhanë shpirtin për të fituar. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

MË SHUMË SAKTËSI-  “Po, megjithatë, në pjesën e parë, në të dytën ishte më e vështirë. Kur janë të  lodhur, i humbet edhe kthjelltësia lojërave”. /oversport.tv