Masimilliano Allegri ka konfirmuar se Alvaro Morata dhe Paulo Dybala nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjet ndaj Chelsea dhe Torino. Trajneri bardhezi është i kënaqur me fitoren e sotme kundër Sampdoria, por thotë se duhet të përmirësohen ende në aspektin mbrojtës. Për trajnerin bardhezi kjo ishte ndeshja e 400-të në Serinë A.
-Cili ishte aspekti pozitiv i ndeshjes?
-Aspekti pozitiv është që kemi fituar ndeshjen e parë në shtëpi dhe sot në mbrëmje do të jemi në anën e majtë të klasifikimit. Në dy ndeshjet e fundit kemi krijuar shumë raste, por duhet të përmirësohemi në disa momente, sidomos si ai i rastit të golit të parë të pësuar. Duket sikur nuk ishim në lojë aty, por mund ta shmangnim.
-Chiesa mund të luajë në pozicionin e Dybalës, që ndaj Chelsea?
-Të mërkurën do të jetë një sfidë shumë e bukur, por kualifikimi për në raundin e ardhshëm nuk do të varet nga ajo sfidë.
-Si e vlerëson ndeshjen e Kulusevskit?
-Ka bërë një ndeshje mjaft të mirë. Nëse luan më shumë me fytyrë nga porta bëhet një lojtar i jashtëzakonshëm dhe i rrezikshëm.
-Si është gjendja e Dybalës dhe Moratës?
-Shpresoj që t’i kem sa më shpejt, por ndoshta do të rikthehen pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve. E sigurt është që nuk do të jenë të mërkurën dhe të shtunën.
Si është hierarkia e goditësve të penalltive?
Kam vendosur që pas Dybala goditësi të jetë Bonucci. Si ai, ashtu edhe Cuadrado godasin mirë. Këtë herë mendoja që Bonucci ishte i duhuri dhe për fat nuk gabova. / oversport.tv