Në të dytin derbi italian të këtij sezoni, Juventusi arriti t’i japë leksion Interit dhe kësaj radhe e mundi në transfertë me shifrat 1-0. Në përfundimin e këtij takimi, tekniku i bardhezinjve Massimiliano Allegri foli për mediat.
“Nuk ishte një ndeshje e lehtë, por për ne ishte një ndeshje e rëndësishme. Ne fituam një sfidë fizike dhe luajtëm mirë nën presionin ofensiv, pavarësisht se bëmë gabim në disa situata të thjeshta. Në këto takime duhet të jeni më të saktë sepse në pjesën e dytë patëm katër raste të bujshme.
Skuadra nuk kishte më nevojë për mua, ata po mbroheshin mirë. Para se të ndëshkohesha me karton të kuq, u largova duke lënë ekipin të qetë.”
GOLI I KOSTIC – “Aty vendos VAR dhe vendimet duhet të pranohen. Episodet merren për mirë ose për keq. Nuk bëjmë shumë rrëmujë, jemi zotërinj dhe pranojmë. Sa më pak të flasim për arbitrat, aq më shumë i lejojmë të punojnë të qetë.”
“Ekipi po përmirësohet, kishim një mbrojtje të mirë kundër Interit. Fatkeqësisht nuk e kishim Pogba në mesfushë dhe unë përdora Paredesin. Kemi përfunduar me minus 15 pikë dhe ekipi luftoi për t’u rikthyer, nuk ishte aspak e lehtë.” – tha Allegri. /oversport.tv