Allegri i sinqertë: Luajtëm dobët, më kënaq vetëm rezultati

Juventusi ka arritur fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura në Champions League: “Një rezultat shumë i mirë, pas 15 ditësh mund të luajmë kualifikimin në turin tjetër të turneut.

Nuk bëmë një paraqitje shumë të mirë, ishim shumë të ngadaltë. Duhet të përmirësohemi në fazën e zotërimit të topit dhe në metrat e fundit duhet të bëjmë zgjedhje më të mira. I përdorëm shumë pak lojtarët e krahut”, ka komentuar trajneri Allegri fitoren 1-0 në shtëpinë e Zenitit.

Juventusi nuk ka pësuar asnjë gol në Champions, por në fazën sulmuese mungoi pak cilësi: “Është çështje zgjedhjesh, kemi lojtarë që duhet të jenë më të zotë. Punojmë për të përmirësuar këto situata”.

“Nuk më pëlqen të them që është Juventusi im. Kam një organikë të pasur, por sot kemi luajtur keq, megjithëse arritëm që të fitonim. U mërzita edhe për disa gabime në fund të ndeshjes”, ka përfunduar trajneri i Juventusit, Max Allegri. /Oversport.tv