Masimiliano Allegri i’u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve përpara supersfidës Juventus- Chelsea. Trajneri i Zonjës së vjetër konfirmoi mungesën e Dybala dhe Morata për sfidën e të mërkurës si dhe konfirmoi tre lojtarë në formacionin bazë.
I pyetur për lojtarët që do të luajnë trajneri nga Livorno u shpreh:
“Unë kam ide ende të paqarta. Do të duhet një ndeshje teknike, Chelsea është i fortë dhe Tuchel ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Ata janë të fortë në kundërsulm, janë të fortë edhe në topa joaktivë dhe do të jetë një test i mirë, mbase kundër një skuadre kaq të fortë atëherë nuk pranojmë asnjë gol. Do të jetë e vështirë të gjesh hapësira, do të duhet durim.”
Ndërkohë në dyshim për të është edhe moduli i lojës. I pyetur mbi mbrojtjen me tre dhe mungesën e sulmuesëve Allegri tha:
“Është një nga dyshimet që kam, ndoshta i pari. Por mbrojtja me tre është një pyetje relative …
Sulmuesi i vetëm është Kean, unë do të vë dy ose tre sulmues përpara sipas karakteristikave që dua. Ende nuk kam vendosur. Nëse më duhet të them tre që do të luajnë mund të konfirmoj Szczesny, Alex Sandro dhe Locatelli.”
Mesfusha është një tjetër shqetësim për trajnerin e Zonjës së vjetër:
“Bernardeschi ndonjëherë luan si fantazist, por ky nuk është roli i tij. Ai ka një potencial të jashtëzakonshëm ende të pashfrytëzuar, kur thirret për ndihmë, ai gjithmonë luan një ndeshje të mirë.
Bentacur është rritur shumë, por vetëm ai nuk mund të drejtojë një ekip, ai ka nevojë për bashkëpunim. Locatelli mund t’i japë atij një dorë. Të dy mund të ndihmojnë njëri–tjetrin.”
Ndërkohë pyetja e fundit e gazetarëve ishte mbi cilësinë e lojtarëve që ai disponon, kryesisht tek Kean dhe Chiesa
“Moise Kean duhet të luajë dhe të shënojë, duke shënuar ai tregon atë që ai di të bëjë shumë mirë. Megjithatë ai duhet të përmirësohet në teknikën individuale dhe kur luan me ekipin. Nga ana tjetër, nga Chiesa unë pres atë që ai tashmë po bën, madje edhe diçka më shumë.”
/ oversport.tv