Allegri: Kisha një marrëveshje me Realin, por më pas zgjodha Juventusin

“E kam thënë dhe e përsëris: këtë vit kisha firmosur një marrëveshje me Realin e Madridit. Pastaj në mëngjes mora në telefon presidentin dhe i thashë që nuk do të shkoja në Spanjë sepse kisha zgjedhur Juventusin.

Më falënderoi. A kisha dyshime? Jo, që kur më telefonoi Juventusi në maj nuk kisha asnjë dyshim”, ka thënë trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri në një intervistë të dhënë për “GQ Italia”.

“Në anën profesionale do të ishte kurorëzimi i një rrugëtimi: Milan, Juventus, Real. Por në jetë nuk mund të kesh gjithmonë gjithçka dhe unë jam i kënaqur dhe krenar që kam stërvitur për katër vite Milanin dhe tani jam në vitin e gjashtë në një klub si Juventusi.

Realit të Madridit i kam thënë jo 2 herë. Herën e parë kur isha në fazë rinovimi me Juventusin, i thashë presidentit të Realit që i kisha dhënë fjalën time Andrea Agnellit”, ka thënë Allegri. / Oversport.tv