Allegri: Luftojmë për vendin e katërt, jemi mbrapa të tjerëve

Pas humbjes së dytë radhazi, këtë herë në kampionat kundër Atalantës, trajneri i Juventusit, Max Allegri ka dhënë përshtypjet e tij mbi takimin. Ai foli për limitet që ekipi ka, si dhe objektivat që ata duhet të kenë.

“Është një moment i keq, ka ankth, ka nxitim dhe shqetësim. Kemi humbur qetësinë. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të punojmë për të vazhduar kështu dhe për të shënuar pak. Për më tepër”.

EKIPI- “Mendoj se ky është një ekip i shkëlqyer, me vlera. Ka momente kur gjërat shkojnë më pak mirë. Juventusi është një ekip që mund të luftojë për katër më të mirat. por për momentin jemi prapa. Duhet të punojmë, por kam besim te kjo skuadër”.

RENDITJA- “Unë mendoj se duhet të jemi realistë për renditjen që kemi. Kjo është mënyra e vetme që mund ta heqim presionin dhe të nxjerrim maksimumin prej tij. Nëse jemi të tetët pas 14 ndeshjeve, kjo do të thotë se nuk gabuam vetëm sot. Ndeshjet e gabuara ishin edhe ato kundër Veronës, Sassuolos dhe Empolit”, përfundoi fjalën e tij Allegri. /oversport.tv