Juventusi nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin e tij Moise Kean kundër Interit. Lajmi është bërë i ditur nga korrespodenti i Juventusit për Goal.com, Romeo Agresti.
Sipas të dhënave të para, italiani ka pësuar një tërheqje muskulare dhe nuk do të jetë në gjendje për dërbin e Italisë. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi juventin që nuk e ka përfshirë sulmuesin në listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Inter.
Bashkë me të mungon edhe Rabiot i cili nuk ja ka dalë të rikuperohet në kohë. Derbi do të luhet të dielën në orën 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Oversport. /oversport.tv
Ecco i convocati ⚫️⚪️ per il Derby d'Italia!
Powered by @bitgetglobal #InterJuve #ForzaJuve pic.twitter.com/c5C5x2U4yU— JuventusFC (@juventusfc) October 23, 2021