Allegri me gjysmë ekipi në Londër: Rikthehet Dybala, por mungojnë 5 të tjerë

Max Allegri ka rigjetur Paulo Dybalan në prag të sfidës kundër Chelsea. Sulmuesi argjentinas është stërvitur sot me grupin dhe pritet të jetë në gjendje për t’u aktivizuar në sfidën e nesërme në Champions League.

Megjithatë, ky është i vetmi lajm pozitiv për Allegrin që në këtë ndeshje nuk do të ketë pesë lojtarë. Gjatë stërvitjeve të sotme është parë se kapiteni Giorgio Chiellini nuk ja ka dalë të rikuperohet në kohë.

E njëjta situatë është edhe për Aaron Ramsey. Ndërkohë bashkë me ta do të mungojnë edhe De Sciglio, Danilo dhe Bernardeschi. Ndeshja do të zhvillohet nesër në orën 20:45 në Stamford Bridge. /oversport.tv