Allegri merr “Tapirin e Artë”: Juventusi im të shikojë Romën tani

Humbja kundër Interit dhe dalja nga gara për titull e Juventusit ka bërë që trajneri Massimiliano Allegri të marrë për të katërtën herën “Tapitin e Artë”, që do ti dorëzohet sonte gjatë transmetimit të “Striscia la Notizie” në “Canale 5”.

Përballë Valerio Staffelli, Allegri ka deklaruar: “Humbjet janë pjesë e futbollit dhe ne duhet të vazhdojmë përpara, pasi sezoni nuk ka mbaruar.

Kreu tani është pothuajse i paarritshëm dhe duhet t’i kushtojmë vëmendje Romës që është rikthyer dhe Fiorentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë”.

Trajneri Allegri është ngacmuar edhe në lidhje me gjykimin në ndeshjen kundër Interit dhe ai deklaron: “Irrati ishte shumë i mirë, gjykoi mirë. Më pas vendimet shkojnë herë pas herë në njërën anë, e herë pas here në anën tjetër”. / oversport.tv