Allegri: Messi më i miri në botë, Europa League një mundësi

Juventusi do të përballet të mërkurën ndaj PSG në një sfidë të dhimbshme për bardhezinjtë që janë skualifikuar që në fazën e grupeve dhe tashmë do të luajnë për një vend në Europa League. Në prag të kësaj sfide ka dhënë konferencën për shtyp trajneri Max Allegri i cili ka shpjeguar edhe situatën e ekipit.

“Duhet të bëjmë një lojë inteligjente, teknikisht të vlefshme. Në Paris ne kemi dhuruar dy gola në dy situata të evitueshme. Duhet të kemi besim siç kishim ndaj Lecces”.

EUROPA LEAGUE- “Gjithçka është një mundësi. Do të shohim rezultatin nëse do të jemi të aftë për të shkuar, por nuk dua të mendoj asnjë rezultat tjetër. Duhet të mendojmë për ndeshjen e nesërme dhe si të bëjmë mirë.”

POGBA- “Nuk kam folur ende me të së fundmi. Kam folur më parë. Është e kot të riflasim për atë që është tashmë është thënë. Që kur u mor vendimi për të mos u operuar, shpresat që ai të rikthehej me Juventusin dhe Francën u zvogëluan ndjeshëm. Më vjen keq për të, është normale, ne jemi penalizuar shumë që nuk e kemi pasur në dispozicion.”

MESSI- “Messi ka qenë gjithmonë më i miri në botë. Për atë është një vit i rëndësishëm, për PSG dhe Botërorin. Është 35 vjeç dhe janë vitet e tij të fundit në këtë nivel.” /oversport.tv