Allegri: Mjaftojnë 85 pikë për të fituar kampionatin, Vlahovic mund të pushojë

Në prag të sfidës kundër Empolit, trajneri i Juventusit Max Allegri është ndalur përpara mediave në konferencën për shtyp për të komentuar këtë takim. Ai foli për situatën e ekipit, ndeshjen që pret, si dhe gjendjen e lojtarëve.

“Janë dy ose tre lojtarë nga ekipi U23 që janë të gatshëm për të luajtur. Duhet të dimë se nesër duhet vetëm të fitojë pasi në ndeshjen e parë kemi humbur ndaj një ekipi që është shumë i vështirë për ta mposhtur.

Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe për këtë arsye duhet të karikojmë bateritë, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe mendor”.

MUNGESAT- “Sot do të vlerësojë situatën se kushë shtë mirë edhe për sa i përket mbrojtjes. Bonuçi ka luajtur një pjesë edhe pse nuk e kishim parashikuar. Për McKennie më vjen keq, ishte mirë dhe ishte i vetmi lojtar me karakteristika të ndryshme në mesfushë.

Më vjen gjithashtu keq për Kaio Jorge, pasi është një djal i ri dhe ka pësuar një dëmtim të rëndë, po e presim edhe atë si Chiesa. Dybala pritet të jetë në dispozicion kundër Fiorentinës, për Ruganin do të shohim. Chiellini nuk do të jetë në dispozicion për të gjithë javë, edhe Alex Sandro”.

SULMI- “Nesër do të ketë vend për Kean. Nëse luan ai, një midis Moratas dhe Vlahovic do të qëndrojë pushim”.

SEZON PA TROFE- “Këtë do ta shohim në fund. Jemi ende në garë në të gjitha frontet dhe kjo nuk është diçka e vogël. Në mars skuadra do të vazhdojë të luftojë për një vend në top 4 në kampionat pasi vendi i parë është i pamundur, gjithashtu do të kemi Kupën e Italisë me një gjysmëfinale të bukur, si dhe ndeshjen e kthimit në Champions League që nuk është aspak e lehtë”.

VENDI I KATËRT- “Duke qenë se jemi në luftë për vendin e katërt, nuk do të flas kush është më e favorizuar. Megjithatë, mund të flas për garën për titull pasi ne jemi jashtë nga ajo garë. Këtë vit mjaftojnë 85 pikë për të fituar kampionatin. Ne në kuotën e 85 pikëve nuk mund të arrijmë”. /oversport.tv