Allegri mposht Mourinhon, goli i Kean mjafton për “Zonjën e Vjetër”

Supersfida Juventus-Roma, që u transmetua drejtpërdrejt në Oversport, përfundoi me rezultatin 1-0. Juventusi arrin fitoren e katërt radhazi, këtë javë kundër Romës që shpërdoroi edhe një penallti me Jordan Veretout.

Ndeshja ishte e balancuar për të dyja ekipet, por në pjesën e parë Juventus arriti ti shfrytëzonte më mirë mundësitë që pati. Edhe pse Roma pati disa raste, ishte sulmuesi i Juventusit, Moise Kean që arriti të zhbllokonte rezultatin.

Një goditje me kokë e Bentacur, u devijua nga italiani duke mposhtur Rui Patricion dhe duke çuar rezultatin në 1-0. Roma e rriti presionin dhe në fundin e pjesës së arbitri Daniele Orsato akordoi një 11-metërsh për kryeqytetasit. Megjithatë, goditja e Veretout u prit nga Szczesny duke mbajtur rrjetën të paprekur.

Në pjesën e dytë të dyja e ulën rritmin me Juventus që bëri të vetmen goditje në kuadrat gjatë sesionit. Edhe pse ekipet u përpoqën vazhdimisht të gjenin hapësirat e mundshme për të realizuar, mbrojtjet e të dyja ekipeve nuk lanë hapësira për kundërshtarët.

Kështu, Allegri mund Mourinhon dhe bën fitoren e katërt radhazi në kampionat. /oversport.tv

SERIE A- JAVA E 8-TË
JUVENTUS-ROMA 1-0
Shënues:
Kean 16’