Allegri mund të largohet, Juventusi gjen menjëherë zëvendësuesin  

Një lajm i bujshëm është publikuar së fundmi nga mediat italiane për sa i përket situatës së Max Allegrit në stolin e Juventusit. Tekniku italian është rikthyer në një të padëshiruar nga tifozët dhe në mediat sociale ka lindur fushata për largimin e Allegrit.

Ndërkohë që nuk ka ende asnjë vendim zyrtar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Allegrit, në Itali po qarkullojnë gjithashtu zëra se kush do të jetë pasuesi i tij.

Në skenë ka dalë emri i Gian Piero Gasperinit. Trajneri i Atalantës shihet si trajneri perfekt për ambientin e “Zonjës së Vjetër” dhe mund të jetë ai që do ta zëvendësojë. Megjithatë, në Torino po përpiqen të shikojnë se kur është koha e duhur për të bërë këtë ndryshim. /oversport.tv