Allegri: Ndaj Fiorentinës gjithmonë e vështirë, duhet të mbledhim sa më shumë pikë

Nuk ka pushim në këtë pikë të sezonit dhe në prag të debutimit në Champions League kundër PSG, Juventusi duhet të testojë veten përballë Fiorentinës në kampionat.

“Në Firenze na presin gjithmonë ndeshje të vështira, por për ne është e rëndësishme gjithmonë që të arrijmë rezultate. Nesër do të ketë disa ndryshime në formacion, por nuk e kam vendosur akoma se kush do të zbresë në fushë”, ka thënë trajneri i Juventusit.

“Paredes është një lojtar i rëndësishëm që rrit cilësinë në mesfushë dhe ndërkohë presim që të kthehen edhe Chiesa dhe Pogba. E kemi rritur cilësinë në këtë repart. Arthur dhe Zakaria kërkonin më shumë hapësira dhe iu uroj më të mirën në karrierën e tyre.

Dybala? Jam i lumtur për të, nuk kam asnjë pishman. Roma nuk është një surprizë, kundër tyre bëmë një ndeshje të bukur dhe më vjen keq se si përfundoi. Humbëm katër pikë, po kemi edhe shumë ndeshje para dhe për të fituar kampionatin na duhet vazhdimësi”, ka thënë Allegri. / Oversport.tv