Juventus u rikthye te fitorja pas dy javëve duke mundur Lazion në Kupën e Italisë me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Gleison Bremer, i cili bëri detyrën e tij dhe në mbrojtje duke mbajtur portën e bardhezinjve të paprekur. Në përfundimin e këtij takimi ka folur për “Sportmediaset”, tekniku i Juventusit, Massimiliano Allegri.
“Ne luajtëm një ndeshje të mirë dhe të luash kundër Lazios nuk është e lehtë. Më e rëndësishmja është të kemi gjetur një qëndrim ndryshe nga ai kundër Monzës. Lojtarët janë përgjegjës, por duhet të kuptojnë se për të fituar ndeshjet, përveç taktikës dhe teknikës duhet edhe shpirti i duhur.
Momenti ynë nuk është i lehtë, në Serie A kemi marrë një pikë në 3 ndeshje. Ndaj Lazios hodhëm themelet për të rifilluar në kampionat. Kjo ishte një ndeshje për Kupën e Italisë, tani duhet të mendojmë për Salernitanën që për ne është një rival direkt.
LOJTARËT – “Locatelli është një lojtar me ADN-në e Juventusit, ai nuk tërhiqet kurrë. Gjithashtu, Chiesa dhe Vlahovic bënë gjëra të mira sonte. Pogba luajti një ndeshje miqësore një javë më parë. Duhet durim, të kesh atë në dispozicion është sukses i madh.” – u shpreh Allegri. /oversport.tv