Allegri në modë! Pas ofertave nga Arabia Saudite, gjiganti europian interesohet për të

Kjo verë duket se do të jetë shumë e nxehtë për trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri. Pasi refuzoi ofertat monstruoze të klubeve nga Arabia Saudite, tekniku 55-vjeçar tashmë është në planet e gjigantit europian.

Sipas prestigjiozes “Sportmediaset”, Paris Saint-Gernain duken të interesuar për të pasur në stol trajnerin e Juventusit. Nëse kampionët e Francës nuk arrijnë dot një marrëveshje me teknikun Julian Nagelsmann, Massimiliano Allegri është një lloj plani B.

Pavarësisht interesit të Paris Saint-Germain për të, Massimiliano Allegri duket i bindur për të qëndruar në krye të Juventusit dhe për të vazhduar projektin me “zonjën e vjetër.”

Trajneri 55-vjeçar ka një kontratë me bardhezinjtë që e mban të lidhur deri në qershor të vitit 2025. /oversport.tv