Allegri: Nëse Napoli vazhdon kështu, asnjë tjetër nuk mund të luftojë për titull

Juventusi do të përballet në transfertë me Veronën ditën e enjte për të vazhduar momentin e mirë që po kalon në Serie A. Bardhezinjtë vijnë pas fitores në Derbin e Italisë përballë Interit, por gjithashtu e kanë çuar në katër numrin e fitoreve radhazi në kampionat.

Në prag të duelit përballë Veronës ka dhënë konferencën për shtyp trajneri Max Allegri i cili zbuloi më shumë për atmosferën në kampin bardhezi.

“Fitorja në derbi na mundësoi një mbrëmje të lumtur dhe plot gëzim, por atë kapitull e mbyllëm menjëherë. Verona është një skuadër fizikisht e fortë dhe nesër nuk na pret një sfidë e lehtë. Ata nuk e meritojnë pozicionin ku ndodhen në tabelën e klasifikimit. Na takon neve të zhvillojmë një ndeshje në nivelin e tyre.”

FORMACIONI- “Nesër do të luaj Perin sepse Sczesny ka luajtur 12 ndeshje radhazi. Janë rikuperuar edhe Paredes e Kean. Di Maria nuk i ka 90 minuta në këmbë dhe do të vlerësojmë gjendjen, njësoj si Vlahovic, McKennie dhe Chiesa që mbeten për t’u vlerësuar.”

LUFTA PËR TITULL- “Napoli është duke bërë gjëra të mëdha. Nëse vazhdon kështu, asnjë tjetër nuk ka shpresa për titullin kampion.” /oversport.tv