Allegri: Nesër ndeshja më e rëndësishme, kemi nevojë për rezultate

Pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para ndaj PSG dhe Benficës, Juventusi është i detyruar të fitojë përballë Maccabi Haifa nëse dëshiron të mbajë gjallë ëndrrën në Europë. Në prag të kësaj sfide ka dhënë konferencën për shtyp trajneri i Juventusit, Max Allegri.

“Nesër do të ketë disa ndryshime dhe duhet të vendos se kë do të aktivizoj nga tre lojtarët e rikthyer. Tani kam mundësinë të bëj disa ndryshime në ekip.”

MBROJTJA- “Duhet të vendos formacionin, sepse disa mbrojtësa do të qëndrojnë jashtë, si dhe duhet të marr vendime për mesfushën. Nuk ka rëndësi nëse mbrojtja është me 3 apo me 4, e rëndësishme është që skuadra të përmrësohet. Duhet të tregojmë forcën që shfaqëm të dielën.”

MOMENTI I VËSHTIRË- “Në momente të vështira nevojitet të luhet një ndeshje normale, lojë skuadre. Askujt nuk i kam kërkuar që të fitojë ndeshjen i vetëm.”

MILIK- “Ka një problem muskulor, nesër do të jetë në pankinë me shpresën se nuk do të ketë nevojë të futet në fushë.”

RËNDËSIA E NDESHJES- “Në futboll nuk i dihet kurrë, ne po punojmë me veten tonë. Nëse nuk mposhtim Maccabin, atëherë nuk ka vlerë. Më pas kemi kampionatin. Një gjë ka vlerë të përbashkët. Duhet të arrijmë rezultate të mira.

Nesër është ndeshja më e rëndësishme e Champions League, sepse pas dy ndeshjesh nuk kemi asnjë pikë. Nuk e di nëse do të jetë më e rëndësishmja, shpresoj që më e rëndësishmja të jetë pas një muaji ose gjashtë muajsh. Megjithatë, nesër është e rëndësishme sepse është edhe ndeshja më e afërt.”