Allegri nis të buzëqeshë, Mckennie pranë rikuperimit për këtë sezon

Massimiliano Allegri pret një dhuratë dhe do e marrë nga infermieria, pasi Weston Mckennie po rikuperohet me hapa të shpejtë.

Fillimisht u mendua se prej dëmtimit mesfushori amerikan e kishte mbyllur sezonin futbollistik.

“Tuttosport”, gazetë me bazë në Torino, shkruan se Mckennie  mund të rikthehet në fund të muajit prill për trajnerin Allegri.

Mesfushori, i cili u dëmtua në ndeshjen e parë kundër Villareal ne Champions League, ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të bardhezinjtë dhe me siguri Allegri e pret krahëhapur. / oversport.tv