Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, pas derbit të fituar kundër Torinos, foli për DAZN dhe shpjegoi pse skuadra e tij nuk ishte në lartësinë e duhur në 45 minutat e para.
“Ishim pak statikë në pjesën e parë, veçanërisht në të djathtë. Kean luajtur mirë në fundin e pjesës së parë, por ne e humbëm zotërimin e topit disa herë. Torino me kalimin e kohës e uli intensitetin dhe ne po lëviznim më shumë. Sa më shumë lëvizni, aq më shumë kundërshtari ka shanset të mos vendoset mirë”, tha Allegri fillimisht.
Sigurisht tekniku ka fjalë të mira edhe për autorin e golit të fitores për Juventusin. “Locatelli mund të përmirësohet shumë. Ka nisur të ndryshojë lëvizjet, bën pasime të shkurtra e të gjata, tani duhet të përmirësojë pozicionin e tij në fushë”, shtoi Allegri.
Më tej ai shtoi: “Pas ndeshjeve të kombëtareve ne zbuluam dëshirën për të mbrojtur kur duhet dhe për të sulmuar kur duhet. Do ishte zhgënjyese të mos fitonim, pasi veç pjesës së parë të Milanit, ishte ndeshje më e mirë e sezonit për ne”.
“Kean? Përveç disa topave të humbur në fillim, ai u paraqit mjaft mirë. Ai është shkatërrues kur vrapon drejt portës, por po punon me teknikën, topin e parë dhe kontrollin e tij”, përfundoi Allegri, i cili mes të tjerash vlerësoi edhe emra si Kulusevksi dhe De Ligt. / oversport.tv