Allegri: Një pikë e rëndësishme, falë një paraqitjeje shumë të mirë

Massimiliano Allegri i gëzohet pikës së fituar në minutat e fundit në derbin e Italisë kundër Interit: “Është një barazim që vlen shumë, pasi erdhi pas një paraqitjeje të bukur, që u përmirësua akoma më shumë në pjesën e dytë.

Është një pikë e rëndësishme, sepse ruajmë distancën me tre pikë nga Interi dhe na lejon që të përmirësojmë serinë e rezultateve pozitive dhe të rrëmbejmë ndonjë pikë para fillimit të pushimit të ndeshjeve të kombëtareve”.

Tekniku livornez e analizon kështu sfidën e “San Siros”: “Para golit të barazimit, kishim dy tre situata ku nuk e mbyllëm aksionin, situata në të cilat duhet të bënim më mirë.

Pastaj skuadra luajti pak më lart, me besim, kundër një Interi shumë të mirë, që mbetet një skuadër fizike dhe teknike. Duhet të bënim një paraqitje të tillë. Por tashmë duhet të fitojmë me çdo kusht përballë Sassuolos të mërkurën”, ka përfunduar trajneri i Juventusit, Max Allegri. / Oversport.tv