Allegri: Nuk duhet të mendojmë se gjithçka është në rregull, kemi ende punë

Pas fitores së vështirë në Olimpico ndaj Lazios, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është ndalur përpara mikrofonave për të komentuar mbi sfidën e zhvilluar. Ai komplimentoi lojtarët e tij, por tha edhe se ka ende shumë punë që ata të përmirësohen.

“Ne kemi qenë të mirë, ata patën një kontroll loje që të çonte në nervozizëm. Nuk duhet të mendojmë se gjithçka është në rregull tani. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi.”

JUVENTUSI I PËRLULUR- “Nuk është përulësi, është respekt për kundërshtarin. Nuk kam parë një skuadër të madhe të fitojë trofe me sjellje sipërfaqësore dhe arrogancë”.

SKEMA- “Ne lëvizim sipas kundërshtarëve. Sot kishim përgatitur një lojë në një mënyrë tjetër, më pas Danilo u lëndua dhe shkoi në pankinë”. /oversport.tv