Allegri nuk e ka në plane, ku po tenton ta “ngecë” Juve brazilianin Arthur

Massimiliano Allegri nuk e ka në plane dhe Juventusi ka nisur lëvizjet për të gjetur një ekip për mesfushorin Arthur Melo.

Braziliani, sipas asaj që shkruan gazetari Nicolo Schira, i është ofruar tre klubeve që të huazojnë në janar.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Bëhet fjalë për klube si Roma në Serie A, Arsenal në Premier League dhe Sevilla në LaLiga.

Këto klube janë duke reflektuar dhe arsyeja kryesore është paga e lartë e Arthur Melo, i cili te bardhezinjtë përfiton 6 milion euro në sezon.

Këtë sezon mesfushori brazilian ka luajtur vetëm katër ndeshje në Serie A dhe vetëm një herë ka qenë në formacion. / oversport.tv