Allegri: Nuk kishim fituar ndeshje të tillë që nga 19 marsi, Iling do të qëndrojë me ne

Juventusi arriti të triumfojë në Bergamo me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Atalantës në javën e 34-t të Serie A dhe tashmë janë ngjitur në vendin e dytë të klasifikimit. Pas këtij takimi, trajneri i bardhezinjve Massimiliano Allegri ka folur për mediat.

“Sot fituam një ndeshje të rëndësishme dhe të vështirë. Nuk kishim fituar që nga 19 marsi një ndeshje ndaj një ekipi të fortë si Atalanta. Sot djemtë u sollën mirë në fushë sepse nuk shpenzuan energji nervore dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë për këtë.

ILING JUNIOR – “Iling Junior do të qëndrojë me ne. Përsa i përket ndeshjes, ai bëri një paraqitje teknike dhe të shpejtë. Si të gjithë të rinjtë e tjerë, ai ka ulje-ngritje. Iling ka cilësi të mira, është shumë i kthjellët kur është brenda zonës.”

VLAHOVIC – “Fatkeqësisht koret raciste janë momente të këqija dhe nuk janë të mira. Duhet të përpiqesh t’i injorosh ato edhe nëse nuk është e lehtë, por përgjegjësit duhet të jesh shumë i kujdesshëm.”

POGBA – “Me cilësitë që ai ka, nuk mund të humbasë ato topa shumë të thjeshtë. Më pas unë zemërohem me të dhe Pogba më thotë mos ki merak. Por në ato momente ka pak për të qëndruar i qetë.” – u shpreh Allegri. /oversport.tv