Massimiliano Allegri sigurisht nuk është i lumtur pas humbjes që Juventusi pësoi kundër Napolit, ndeshje që u transmetua ekskluzivisht në Oversport në Shqipëri e Kosovë. Tekniku analizoi atë që ka në fushën e blertë dhe tenton të tregohet optimist dhe të shohë gjërat pozitive.
“Nuk mund t’i qortoj lojtarët për asgjë këtë mbrëmje. Bëmë një paraqitje më të keqe kundër Empolit, kurse sot fatkeqësisht paguam çmimin për gabimet. Nuk ishim të saktë teknikisht dhe e humbëm topin disa herë në pjesën e dytë. Napoli luajti shumë mirë, por në futboll kur nuk fiton vetëm mund të mbyllësh gojën dhe të punosh shumë”.
“Shpresoj ta nisim Champions League më mirë se kampionatin këtë sezon. Në këtë moment po paguajmë çmim të lartë por të vetmin gabim. Gjëra të tilla ndodhin në futboll. Duhet të ishim më të qartë dhe të shënonim golin e dytë pasi shkuam 1-0
Pësuam golin e barazimit dhe më pas edhe nga këndi. Ka edhe gjëra pozitive nga djemtë. Nëse bëni gabime të tilla, normalisht edhe do pësosh gol. Kam parë hapa gjigantë përpara, djemtë bënë gjithçka që kishin sonte, por ka momente të sezonit ku topi futet brenda dhe herë të tjera jo”.
“Kampionati është i gjatë, ka shumë kohë për ë rikuperuar. Duhet të vazhdojmë të ndjekim rivalët. Kam pasur momente edhe më të këqija se ky. Tani ajo që ka rëndësi është ndeshje e së martës. të luajmë mirë ndaj Malmo dhe më pas të mendojmë për Milanin të dielën”.
“Szczesny është zgjedhja e parë për portën te Juventusi. Ai ka bërë disa ndeshje të mira para kësaj. Te goli i barazimit topi i iku nga duart. Nuk kisha shumë opsione në stol për të ndryshuar. Ishte surprizë që Ramsey ishte i gatshëm, pasi kishte bërë vetëm një seancë. Pellegrini nga ana tjetër nuk kishte luajtur në 6 muajt e fundit”, është shprehur Allegri pwr DAZN. / oversport.tv