Allegri: Përgjumemi kur mbajmë topin, kam gabuar edhe unë me eksperimentet

Massimiliano Allegri u është gëzuar tre pikëve kundër Romës. Trajneri i Juventusit foli pas ndeshjes për DAZN: “Më pëlqen 1-0, është një rezultat i mirë, veçanërisht pasi ne mbyllëm një tjetër ndeshje pa pësuar gol.

Roma është një ekip i mirë teknikisht, ata kanë shumë kualitete dhe na shkaktuan shumë probleme në fillim të ndeshjes. Më pas ne shënuam dhe u përmirësuam me kalimin e ndeshjes”.

“Ne kemi lojtarë të përshtatshëm për kundërsulme, këto janë karakteristikat e tyre. Kur përpiqemi të luajmë topin, ose na zë gjumi ose irritohemi. Kjo është një fitore e rëndësishme, një tjetër hap përpara në renditje dhe një përparim tjetër për sezonin.

Na mungonin Dybala, De Ligt, Rabiot dhe Morata u fut vetëm në fund të ndeshjes. Kur të gjithë luajmë me atë frymë që luajtën kundër Romës, atëherë ju nuk pësoni shumë gola”, tha mes të tjerash Allegri.

“Kemi nisur ta ngadalësojmë lojën në kohën e duhur, por duhet të rrisim ritmin edhe kur kërkohet. Nuk dua të gënjej, ndoshta e kam dëmtuar ekipin me disa nga zgjedhjet e mia në fillim. Më është dashur të njoh disa lojtarë dhe karakteristikat e tyre. Tani po arrijmë aty ku duam.

Ne e dinim që në fillim se me Romën do të ishte e vështirë. Roma mund të kishte merituar një barazim, por këto ndeshje vendosen nga episodet dhe për fat të mirë ishin në krahun tonë. Roma bëri një paraqitje të mirë dhe janë nga ekipet më të mira në kampionat”, përfundoi Allegri. / oversport.tv